
Oficeri i policisë Arben Pjeçi ka qenë i dënuar me vendim të dorës së prerë pas një konflikti që ka pasur më herët me një nga fqinjët, të cilën e kishte plagosur lehtë përpara se të dorëzonte zyrën ditën e djeshme, ai është mbyllur në zyrë dhe dyshohet që në kushte të rënda psikologjike ka kryer aktin e rëndë.
Lidhur me ngjarjen, gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se duhet të ketë psikolog për trajtimin e policëve pasi të gjithë vuajnë nga stresi.
Ai tha se vetëvrasjet vijnë si pasojë e problemeve më shëndetin mendor dhe se kemi mungesë të psikologëve në komisariate. Sipas tij vetëvrasja në Shqipëri mbetet një problem i madh për shkak të shifrave alarmante.
Stres, kjo është ajo që vuajnë një pjesë e madhe e uniformave blu, ka shumë të tillë për shkak të një kohe të gjatë në punë. Mos të harrojmë se ne uniformat blu i përdorim për çdolloj kaosi që i ndodh vendit, shto këtu dhe detyrat sa i përket rendit publik. Për autonominë spitalore ka bërë disa reforma qeveria por ajo që do ngulmoja është se kemi dhënë shumë koncesione të mëdha që kanë përfunduar tashmë në SPAK, por asgjë s’kemi bërë për shëndetin mendor dhe shqiptarët tashmë ndodhen në krizë të shëndetit mendor.
Vetëm në Korçë ka 4 mijë të cilët marrin mjekim ambulator për shëndetin mendor dhe këtë s’mund ta zgjidhë dot asnjë mjek apo unë përveç qeverisë për të gjetur një mënyrë. Si duhet ti trajtojmë këta njerëz, dhe jo vetëm për Shqipërinë por vetëm për organizatën e policisë që s’ka më shumë se 13 mijë anëtarë të saj dhe s’kemi gjetur një zgjidhje. Duhet psikolog në çdo komisariat që ti trajtojë pasi polici në rastin konkret mund të ketë marrë një dënim në gjykatë dhe patjetër që do pësonte pos-traumë por ky shtet s’ka menduar për të tilla gjëra.
Më tej ai theksoi se vërtetë në spitale kushtet janë përmirësuar ndjeshëm dhe ka një ndryshim, ka spitale vërtetë që në figurën e tyre janë të rehabilituara por çfarë ka brenda.
Mendoj se Shqipëria ka probleme të mëdha dhe një prej tyre është shëndeti mendor. Sipas INSTAT kemi 260 të vrarë çdo vit nga vetëvrasjet dhe ne nuk bëjmë asgjë për këtë. Të kesh një të vetëvrarë çdo ditë në një vend si Shqipëria është një shifër shumë e lartë. Kjo lidhet direkt me një mënyrë që mendoj se në rastin konkret ajo që do ishte e mira nuk do ishte reagimi i ministrisë së brendshme por do ishte dhënia e një pensioni. Duhet ti japim personit në fjalë pensionin që ai ka dhënë për vitet e kontribuar në polici dhe ne duhet të kujdesemi për atë moskujdes që psikologjia nuk ja dha.
Duhet të hapet me psikologë kudo. Duhen ekspertë të fushës që japin këshillim ndaj qeverisë që kjo e fundit të nxjerr pastaj aktet normative për ti shërbyer policisë. Duhet të marrim shërbimin e psikologut, shërbim që e merr vetëm Renea, kjo është e detyrueshme në të gjithë botën. Pas çdo aksioni ata duhet të kalojnë nga zyra e psikologut. Vetëvrasja në Shqipëri është një problem i madh. Nuk jemi në vendet me vetëvrasjet më të mëdha në botë por jemi shumë lartë.



