Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon ta rimarrë Stambollin

Turqia mban zgjedhjet lokale, Erdogan synon ta rimarrë Stambollin

Në Turqi të dielën po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe fokusi kryesor është në përpjekjet e presidentit Rexhep Taip Erdogan që të marrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kishte mposhtur Erdoganin dhe partinë e tij AKP, në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 61 milionë persona. Vendvotimet mbyllen në orë 17:00 dhe rezultatet e para priten në orën 22:00, sipas kohës lokale.

Në Stamboll, qytet që i jep shtytje ekonomisë turke dhe ka 16 milionë banorë, sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë mes Imamoglut dhe kandidatit të partisë së Erdoganit, Murat Kurum. Kurum në të kaluarën ka mbajtur post ministror.

Rezultatet ka gjasa të formësohen pjesërisht nga problemet ekonomike të nxituara nga inflacioni, që ka arritur gati 70 për qind, dhe nga votuesit kurdë dhe islamikë të cilët kërkojnë një ndryshim politik.

Përderisa çmimi kryesor për Erdoganin është Stambolli, ai po ashtu po synon që të rimarrë kontrollin e kryeqytetit, Ankarasë. Të dy qytetet u fituan nga opozita më 2019, pasi ishin udhëhequr nga AKP dhe paraardhësve të tij islamikë në 25 vjetët e kaluar.

Mundësitë e fitores për Erdoganin janë rritur për shkak të shkatërrimit të aleancës opozitare që ai mposhti në zgjedhjet e vitit të kaluar, edhe pse Imamoglu ende kërkon vota përtej partisë së tij, Partisë Popullore Republikane, që është subjekti kryesor opozitar.

Në këto zgjedhje, votuesit në Turqi do të zgjedhin kryetarët e rinj në 81 provincat e vendit, si dhe anëtarët e Këshillave të provincave dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy