Shkup/ Selmani: Pa gjuhë nuk ka barazi, moslejimi i shqipes në provimin e shtetit një shkelje e Kushtetutës (VIDEO)

Shkup/ Selmani: Pa gjuhë nuk ka barazi, moslejimi i shqipes në provimin e shtetit një shkelje e Kushtetutës (VIDEO)

Protestat e studentëve dhe qytetarëve në Shkup kanë sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, konkretisht në provimin e shtetit për juristët e rinj. 

 

Demonstruesit kërkojnë respektimin e të drejtave gjuhësore dhe kanë ngritur thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski.

 

I ftuar në një lidhje për MCN TV, drejtori i Institutit për Politikë dhe Ekonomi, Bashkim Selmani, e cilësoi situatën si një shkelje të hapur të ligjit dhe të parimeve demokratike.

 

Moslejimi i juristëve të rinj të përdorin gjuhën shqipe në provimin e shtetit përbën shkelje ligjore dhe cënon parimin e demokracisë. Sa i përket Kushtetutës dhe ligjit, ato e lejojnë përdorimin e gjuhës shqipe, por në praktikë kjo nuk zbatohet.

 

Sipas tij, kjo situatë cenon drejtpërdrejt barazinë para ligjit dhe dinjitetin e të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

 

Mohimi i të drejtës për të përdorur gjuhën shqipe në provim shtetëror përbën cenim të barazisë para ligjit dhe sjell pasoja të shumta për komunitetin shqiptar. Moslejimi i provimeve në shqip është shkelje e Kushtetutës.

 

Selmani nënvizoi se reagimi i studentëve është një përgjigje ndaj padrejtësisë dhe një përpjekje për të mbrojtur identitetin dhe të drejtat themelore.

 

Studentët shqiptarë i përgjigjen kësaj padrejtësie me protesta për gjuhën e tyre. Pa gjuhë nuk ka barazi.

 

Ai shtoi se situata lidhet edhe me tensione më të gjera politike dhe frymë nacionaliste, duke paralajmëruar për pasoja në marrëdhëniet ndëretnike dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 

Nacionalizmi institucional i RMV e ka marrë si shaka këtë çështje. Zgjidhja është e thjeshtë: zbatimi i ligjit. Nuk ka ligje negative, por ka qëndrime negative nga ligjvënësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy