India konfirmon 22 raste me variantin e ri Delta Plus

India konfirmon 22 raste me variantin e ri Delta Plus

India ka konfirmuar një variant të ri të koronavirusit, pasi identifikoi rreth 22 prej tyre.

Varianti AY.1, i quajtur Delta Plus është identifikuar për herë të parë në Europë dhe tashmë janë zbuluar 22 raste në shtetet, Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh, tha ministri i Shëndetësisë në Indi.

Ministri i Shëndetësisë tha se:

Në variantin Delta Plus është vënë re një transmetueshmëri.

Bazuar në gjetjet e fundit të INSACOG (Indian SARS-CoV-2 Genomic Consortia), ministria e shëndetësisë ka alarmuar dhe këshilluar Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh në lidhje me variantin Delta Plus të COVID-19 të gjetur në këto shtete.

Duke raportuar nga kryeqyteti New Delhi, Elizabeth Puranam e Al Jazeera tha se zyrtarët indianë të shëndetësisë kanë identifikuar tre karakteristika të variantit Delta Plus.

E para është transmetueshmëria e lartë, e dyta është se lidhet më shumë me receptorët e qelizave të mushkërive dhe gjithashtu ka një reduktim të mundshëm të antitrupave.

Varianti Delta Plus është formuar për shkak të një mutacioni të llojit Delta ose variantit B.1.617.2, i cili u gjet për herë të parë në Indi dhe që besohet të jetë arsyeja prapa një vale të dytë të egër të virusit në vend.

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar që varianti Delta Plus mund të shkaktojë një valë të tretë COVID-19 në Indi.

Ndërkohë, vendi të mërkurën raportoi 50,848 raste të reja me koronavirus dhe 1,358 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e shëndetit e Indisë gjithashtu tha se varianti Delta Plus është gjetur gjithashtu në të paktën nëntë vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Rusinë, Indinë, Portugalinë, Zvicër, Nepal dhe Kinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy