<p>Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka bërë thirrje BE-së që të hapë bisedimet e drejtpërdrejta me Moskën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe sinjalizoi se do të kundërshtojë një marrëveshje të mundshme të Bllokut mbi konfliktin në një samit të ardhshëm.</p> <p>Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, Orban shprehet:</p> <p>“<em>Jam i bindur se BE-ja, duke ndjekur shembullin e SHBA-së, duhet të angazhohet në dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme në Ukrainë</em>”.</p> <p>Orban propozon “<em>të mos tentohet të miratohen konkluzione me shkrim për Ukrainën</em>” në samitin e liderëve të BE-së më 6 mars për mbrojtjen evropiane.</p>



