Zbulim në zemër të Llogarasë/ Eksplorohet shpella 70 metra e thellë "Sterra e Kujunxhiut"

Zbulim në zemër të Llogarasë/ Eksplorohet shpella 70 metra e thellë "Sterra e Kujunxhiut"

Shoqata Speleologjike Shqiptare ka zhvilluar një ekspeditë eksploruese në shpellën "Sterra e Kujunxhiut", e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke sjellë të dhëna të reja mbi këtë pasuri natyrore.

 

Gjatë eksplorimit u evidentua një zgavër me rreth 70 metra thellësi vertikale, ndërsa hyrja e shpellës ndodhet në një lartësi prej 750 metrash mbi nivelin e detit.

 

No photo description available.

 

Sipas speleologëve, në fund të shpellës u gjet një grumbull i madh gurësh, i cili mund të ketë bllokuar vazhdimin natyror të saj. Ky zbulim lë të hapur mundësinë për ekspedita të tjera në të ardhmen, me synimin për të zbuluar pjesë të reja të shpellës.

 

Një nga gjetjet më interesante ishte prania e eshtrave të kafshëve të ndryshme, mes tyre dre, derr i egër, dhi, dhelpër, ujk dhe specie të tjera. Këto mbetje pritet të kenë vlerë të rëndësishme për studimet mbi historinë natyrore dhe ekologjinë e zonës.

 

May be an image of skydiving and climbing

 

Shoqata Speleologjike Shqiptare thekson se çdo ekspeditë në shpellat e vendit kontribuon në zbulimin e trashëgimisë natyrore shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së këtyre ekosistemeve unike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy