Greqia ka shënuar një rritje të madhe të numrit të infektimeve në 24 orë.
Autoritetet shëndetësore raportojnë 2.199 raste të reja me Covid-19, 25 prej të cilave janë identifikuar gjatë kontrolleve në kufijë.
Numri u vdekjeve si pasojë e infektimit mësohet të jetë gjithashtu i lartë, me një bilanc prej 111 viktimash në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2517.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 107470. Ndërkohë që 596 pacientë po trajtohen në intubim, 597 pacientë të tjerë janë liruar nga siptalet.



