Misioni i radhës i FMN në Tiranë po kalon në negociata po aq të vështira si ai i qershorit kur nuk u firmos rishikimi i marrëveshjes dhe u bllokua kësti i kredisë 26 milionë euro. Gjithçka përqëndrohet tek taksat, një hap që qeveria e ka gati të pamundur ta ndërmarrë. Pas lëvizjeve të fundit politike në kryeqytet, gjithçka pritet të zbardhet të hënën kur misioni i FMN dhe drejtuesit e lartë finacave të vendit do të dalin në konferencë shtypi.



