
Analisti Enton Abilekaj tha në emisionin “Të Paekpozuarit” në MCN se rikthimi i Lulzim Bashës nuk është kërkuar nga askush brenda PD-së dhe sipas tij arsyeja e rikthimit të tij është për interesa personale.
Abilekaj tha se rikthimi i Bashës do shkatërrojë opozitën dhe do i jap një fitore më të lehtë Edi Ramës.
Rikthimi i Lul Bashës është i pa kërkuar sepse është propozim si ata që shkojnë te zyrat e Rilindjes dhe kërkojnë tender. Të dyja palët nuk e kanë kërkuar rikthimin e tij. Për çfarë po kthehet ai? Ka ndonjë masë në parti që i ka dhënë mesazhin? Nuk ka arsye që ai të rikthehet përveç interesit të vetë. Ai ka një të shkuar tjetër, a po kthehet ndonjë fitues se ka fituar ndonjëherë? Ai s’ka as fitore është një humbës profesionist. Nuk ka asnjë arsye që ai të rikthehet.
Çfarë do bëjë që të rikthehet sa pjesëtarë do marrë? Rama do e ketë më të lehtë. Rikthimi i tij e shkatërron opozitën më keq dhe i siguron fitore Edi Ramës, nëse e ka menduar rikthimin për ti dhënë fitore Ramës dhe për inat të Berishës kjo është një gjë shumë e keqe për opozitën. Nëse do ketë prapë debate brenda PD nuk e duron më njeri, këto sherre treguan që ata e shohin këtë si fitore personale dhe atëherë duhet patjetër të rikthehet në opozitë të re.



