Macron jep detaje nga plani franko-britanik për Ukrainën

Macron jep detaje nga plani franko-britanik për Ukrainën

Një plan i zhvilluar nga Franca dhe Britania për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë përfshin një armëpushim njëmujor të ndjekur nga vendosja e paqeruajtësve të Evropës Perëndimore në Ukrainë, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Mbështetësit e Kievit mbajtën një samit urgjent në Londër të dielën, në përgjigje të vizitës së dështuar të liderit ukrainas Vladimir Zelensky në Uashington javën e kaluar.

Vizita e Zelensky në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre papritur të premten pasi takimi i tij me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zëvendës Presidentin JD Vance u shndërrua në një debat para mediave. 

Macron i tha gazetës Le Figaro të dielën se ai nuk beson në ndonjë marrëveshje paqeje që mund të arrihet si rezultat i bisedimeve midis SHBA-së dhe Rusisë, duke pretenduar se presidenti rus Vladimir Putin do të kërkonte të poshtëronte Ukrainën, duke përfshirë edhe çmilitarizimin e saj.

Sipas presidentit francez, Parisi dhe Londra kanë zhvilluar planin e tyre alternativ për të ndaluar luftimet. “Ne duam paqen, por nuk e duam me çdo çmim dhe pa garanci”,  shpjegoi ai.

Një kontigjent i paqeruajtësve të Evropës Perëndimore, i udhëhequr nga Franca dhe Britania e Madhe, do të vendosen në Ukrainë në një fazë të mëvonshme kur situata në terren të jetë e sigurt për ta, shtoi ai.

“Nuk do të ketë trupa evropiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme. Pyetja është se si mund ta përdorim këtë kohë për të bërë një armëpushim të arritshëm, me negociata që do të zgjasin disa javë dhe më pas, kur të nënshkruhet paqja të bëhet një dislokim”, tha Macron.

Pas mbledhjes në Londër, kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë të gatshme të udhëheqin një koalicion për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë vendosjen e trupave dhe avionëve, pasi të jetë arritur një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Moska ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur një armëpushim të përkohshëm me Kievin, duke këmbëngulur për një marrëveshje paqeje të përhershme, ligjërisht të detyrueshme që trajton shkaqet rrënjësore të konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha më herët se ideja e vendosjes së paqeruajtësve të Evropës Perëndimore në Ukrainë ka për qëllim "të nxisë më tej konfliktin dhe të ndalojë çdo përpjekje për ta qetësuar atë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy