
Abdyl Sinani, ekspert i teknologjisë ushqimore deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se detyra kryesore e çdo hotelerie turizmi është siguria dhe cilësia ushqimore.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Sinani tha se me rritjen e temperaturave shtohen dhe problemet për sigurinë ushqimore.
E veçanta e Shqipërisë sipas Sinanit është se i hedhim shumë pak aditiv ushqimeve tradicionale dhe kjo na bën ndryshe nga Italia apo vendet e tjera.
Siguria dhe cilësia ushqimore është detyra kryesore që duhet të ketë një hoteleri turizëm. Siguria siguron që ushqimi është brenda rregullave biologjike. Ushqimet duhet të kontrollohen dhe analizohen. Po u kontrolluan dhe po u futën në 4 gradë kemi arritur një objektiv. Tani që do nxehet koha, ka probleme për sigurinë ushqimore. Për bukën dhe prodhimet e miellrave, tani është sëmundja e patates. Nga temperatura e lartë, prekin brumin dhe nxijnë bukën, kërkon kontroll të vazhdueshëm.
Kryesorja është se ne hedhim shumë pak aditiv, shtesa që ta bëjmë më të bukur në të parë ushqimin. Për turizmin marrim pjesën më natyrale të ushqimeve. Kjo e bën ndryshe nga Italia. Në që gjithë këto që po bëjmë ne, rritja e klientelës së turizmit kërkon kujdes të sigurisë ushqimore. Këtu duhet të godasim. Një pulë që është e sëmurë me salmonelë, kalon në helmim. Sado të futet Perëndimi, ne kemi kryesore ushqimin tradicional.
Më tej eksperti Sinani tha se turistët duhet të informohen për përmbajtjen e ushqimeve pasi mund të ketë persona që mund të kenë intoleranca.
Turistët duhet të njoftohen për përmbajtjen e ushqimeve, pasi mund të kenë persona që janë intolerantë ndaj glutenit apo ndaj laktozës. Do një specialist që të ndjekë.
Ata që vijnë nga Anglia p.sh preken më lehtë nga sëmundjet më shumë se ne se kemi një imunitet.
Teknologu duhet të jetë në hoteleri, në një fabrikë qumështi, në një furrë buke pasi ai bën analizat dhe kontrollon.



