Ramaj: Pronat me dokumentacion shekullor janë manipuluar, pronarët e ligjshëm kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin në gjykatë

Ramaj: Pronat me dokumentacion shekullor janë manipuluar, pronarët e ligjshëm kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin në gjykatë

Çështja e pronave të manipuluara në Shqipëri mbetet një problem i pazgjidhur prej më shumë se tre dekadash.

 

Avokati Redi Ramaj, në një intervistë për edicionin informativ të MCN TV, sqaroi aspektin juridik të rasteve kur provohet se një pronë është tjetërsuar përmes mashtrimit ose falsifikimit të dokumenteve.

 

Sipas Ramajt, nëse hetimet provojnë falsifikimin e dokumentacionit, të gjitha aktet e falsifikuara duhet të shpallen të pavlefshme dhe prona të rikthehet në gjendjen juridike fillestare.

 

Raste si ai i Zvërnecit ka shumë në Shqipëri, ku kanë ndërhyrë njerëz të fuqishëm për të manipuluar prona të vjetra. 

 

Edhe pse pronarët kanë pasur dokumentacion shekullor që vërteton pronësinë e tyre, përmes manipulimeve në gjykata ose në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nuk kanë arritur t'i rimarrin pronat. 

 

Bazuar në informacionet e bëra publike deri tani, edhe rasti i Zvërnecit duket se është një rast i tjetërsimit të pronës përmes ndërhyrjeve të paligjshme.

 

Nëse falsifikimi provohet nga hetimi, automatikisht duhet të anulohen dokumentet e falsifikuara dhe pronari i ligjshëm ka të drejtë të kërkojë rikthimin e pronës. 

 

Çdo marrëveshje e mëvonshme duhet të kalojë përmes pronarit të ligjshëm, nëse ai disponon dokumentacion të rregullt. 

 

 

Ai shtoi se procedura është e njëjtë për çdo rast të falsifikimit të pronësisë.

 

Parashikohet shfuqizimi i çdo dokumenti të falsifikuar dhe rikthimi i pronës në gjendjen fillestare, aty ku nis dokumentacioni i rregullt i pronës. 

 

Çdo pronar i ligjshëm ka të drejtë të kërkojë pronën e tij, qoftë përmes dokumentacionit, qoftë me vendim gjykate.

 

Gjykatat mbeten institucioni i vetëm ku pronarët e ligjshëm mund të kërkojnë rikthimin e pronës.

 

Nëse flasim për raste manipulimi të pronave, unë nuk shoh institucion tjetër përveç gjykatave ku pronarët e ligjshëm mund të gjejnë zgjidhje. 

Qeveria nuk ka interes të japë drejtësi për çështjet e pronës apo t'ua kthejë pronat pronarëve. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy