Grenell jep dorëheqjen nga DASH/ Trump i jep dhuratë karriken e kabinetit

Grenell jep dorëheqjen nga DASH/ Trump i jep dhuratë karriken e kabinetit

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë dorëheqjen nga posti që kishte në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Grenell me një postim në rrjetet sociale, ndërsa Presidenti Trump i ka dhënë atij edhe dhuratën e lamtumirës, karrigen e tij të kabinetit.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump ma prezantoi një dhuratë lamtumire – ulësen time të kabinetit. Sekretarët në detyrë të Kabinetit nuk marrin karrige, por presidenti Trump dëshiroi që unë ta kisha timen sepse, siç tha ai, “ti je sekretari i parë në Kabinet që është i deklaruar haptazi homoseksual dhe kjo është një gjë e madhe”, ka shkruar Grenell,

Grenell do të vazhdojë të mbajë postin e tij si i dërguari special i SHBA për dialogun kosovë-Serbi.

Grenelli vazhdimisht kishte kritikuar qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy