Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrje e ulët në votim

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrje e ulët në votim

Kosova zgjedh sot kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit në Kuvendet Komunale. Deri në orën 16:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë.

Në Prishtinë kanë votuar 28,45 për qind apo 55 mijë e 747 qytetarë.

Në Prizren kanë votuar 20.81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë.

Përqindja më e lartë e pjesëmarrjes në votime është regjistruar në komunat me shumicë serbe.

Në komunën e Zveçanit deri në 16:00 kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e  Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy