Cakrani: Ndoci nuk u arratis, u lirua. I parë që duhej pushuar është Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve (VIDEO)

Cakrani: Ndoci nuk u arratis, u lirua. I parë që duhej pushuar është Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se Altin Ndoci nuk u arratis, por u lirua dhe se e gjithë kjo situatë është dështim i Drejtorisë së Burgjeve.

 

Duke vijuar Cakrani tha se personi i parë që duhej pushuar është Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. 

 

Sipas Cakranit, nevojitet një reformë e thellë në sistemin e burgjeve. 

 

Kjo ishte një lirim. Një liri për të cilën duhet hetuar. E dimë shumë mirë, kemi klientët dhe dimë si funksionon sistemi i burgjeve, protokolli si i shoqërojnë njerëzit dhe masat që merren kur i shoqërojnë në spital. Arratisje quhet kur arratisesh me tunele, prishje të mureve. Kjo ishte një shoqërim për në liri. 

 

Është një dështim total i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe nëse do kishte një person që duhej pushuar, është drejtori i burgjeve, dhe pastaj duhet të vijojë me drejtorin e burgut të Durrësit dhe të gjithë zinxhirin komandues. 

 

Çdo kush që është në izolim, padyshim kërkon lirinë. Kjo nuk është herezi që një i burgosur largohet nga vendi i vuajtjes së dënimit. 

 

Ministri i Drejtësisë duhet të reflektojë për sistemin e burgjeve dhe kërkohet reformë e thellë, që nga administrimi, drejtori i burgjeve, dhe pastaj duhen parë pagat e punonjësve. Burgjet shqiptare janë të pasigurt. Për mua, është liruar, nuk është arratisur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy