Nesër tubimi për mbetjet, SHBA e quan protestë të opozitës

Nesër tubimi për mbetjet, SHBA e quan protestë të opozitës

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme për shkak të protestës kundër importit të plehrave. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada e SHBA-së në Tiranë kërkon që të shmangen akset ku do të kalojnë protestuesit.

Por ajo që bie në sy është se SHBA e cilëson protestën si të organizuar nga partitë opozitare, dhe jo qytetarët.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00. Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime.”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy