Joanna Palani është personi më kërkuar nga militantët e Shtetit Islamik.
21-vjeçarja me origjinë nga Kurdistani irakian, që jetonte në Danimarkë, e cila ishte nisur në vitin 2014 nga Europa për t’iu bashkuar Peshmergave kurdë, duke luftuar kundër Shtetit Islamik.
Por ushtarët e ISIS po e kërkojnë Joannan, dhe madje për të kanë vendosur edhe një çmim.
E reja i kishte injoruar ushtarët e Kalifatit, duke e cilësuar si diçka “të lehtë për t’i vrarë” në krahasim me trupat qeveritare të Bashar al-Asadit.
ISIS ka vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarë për Joanna Palani-n.
Vajza ka braktisur universitetin dhe studimet për të ndërmarrë këtë udhëtim me një qëllim të vetëm: “për të luftuar për të drejtat e njeriut në përgjithësi”.



