Nisin kufizimet e energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Nisin kufizimet e energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Një natë më parë zona të ndryshme në qarkun e Elbasanit lajmëruan për kufizime të energjisë elektrike edhe pse publikisht nuk kishte asnjë njoftim nga OSHEE.

Dje ishte Librazhdi që kishte pasur kufizime të energjisë, ndërsa në mbrëmje lagje periferike dhe fshatra kanë qenë pa energji elektrike.

Një problem shumë i madh është njoftuar me linjën Godolesh-Labinot Mal ku zona të tëra janë pa drita.

Qytetarët i bëjnë thirrje OSHEE të paktën të bëjë njoftime për kufizimet në mënyrë që njerëzit të marrin masa pasi pasojat e mungesës së energjisë janë të mëdha për çdo familje dhe biznes.

OSHEE Elbasan nuk ka të publikuar asnjë numër emergjent për qytetarët që kërkojnë ndihmë sidomos për të sëmurët me covid që marrin trajtim në shtëpi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy