Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Për herë të parë nesër nis votimi në ambasada dhe konsullata

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Për herë të parë nesër nis votimi në ambasada dhe konsullata

Qytetarët e Kosovës do të japin verdiktin e tyre për liderët që duan të udhëheqin vendin për katër vitet e ardhshme.

Dita e nesërme, më 8 shkurt, shënon një ngjarje historike për shtetin e Kosovës, pasi për herë të parë përfaqësitë diplomatike do të shndërrohen në Qendra Votimi për Zgjedhjet Parlamentare.

Në 19 shtete të ndryshme, kryesisht në Evropë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, 20,324 shtetas të Kosovës, të cilët kanë përzgjedhur këtë mundësi votimi gjatë regjistrimit, do të kenë mundësi të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit ku ndodhen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, theksoi se mund të votojnë vetëm shtetasit e Kosovës që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës. Ai sqaroi gjithashtu se në përfaqësitë diplomatike do të mund të votojnë vetëm ata që janë regjistruar për këtë mundësi gjatë periudhës së regjistrimit (29 gusht – 26 dhjetor 2024).

Përveç votimit në ambasada, më 9 janar ka filluar periudha e votimit përmes postës për shtetasit e Kosovës që kanë zgjedhur këtë mundësi gjatë regjistrimit. Kjo periudhë përfundon më 8 shkurt 2025.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të dielën. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote është 1,970,944 votues, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 104,924.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të garojnë 27 parti politike, përfshirë 19 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit demokratik të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy