
Sot do të hyjë në fuqi zyrtarisht marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbrojtjes të Kufijve Europian 'European Border' dhe 'Cost Guard' ose të njohura ndyrshe si 'Frontex'.
Kjo është hera e parë që agjenci Frontex nënshkruan marrëveshje me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare, e njohur edhe si Frontex, është një agjenci e Bashkimit Evropian me seli në Varshavë, Poloni, i ngarkuar me kontrollin kufitar të Zonës Evropiane Shengen, në koordinim me rojet kufitare dhe bregdetare të zonës së Shengenit.
Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili përgëzon Shqipërinë për këtë arritje.
"Marrëveshja midis Kufirit Evropian, 'Gardës Cost' Frontex dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit Frontex do të vendosen më 21.05.2019. " shkruan Soreca.
Gjithashtu në lidhje me këtë marrëveshje ka reaguar edhe Komisioneri për Migracionin, Terrorizmin, Çështjet e Brendshme dhe Krimit të Organizua, Dimitris Avrampoulos, i cili e konsideron këtë një gjë historike për Shqipërinë.
"Nesër marrëveshja e parë me një vend jashtë BE-së dhe Frontex mbi bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit bëhet funksionale: një moment historik! Shqipëria ka treguar përkushtim të madh dhe shpresoj se kjo do të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor." shprehet Avrampoulos.
Kjo marrëveshje ndikon në rritjen e sigurisë kombëtare, në luftën kundër krimit ndërkufitar në kufijtë e Shqipërisë me vendet e BE-së. Aty do të jenë të fokusuar edhe oficerët e FRONTEX, që do të punojnë bashkë me oficerët shqiptar të Kufirit dhe Migracionit. Po ashtu do të ketë edhe mbështetje logjistike nga ana e FRONTEX për të mbikëqyrur kontrollin kufitar në kufi me vendet e BE-së, me Greqinë dhe Italinë.



