"Mali i Zi do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE"

"Mali i Zi do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE"

Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Majda Gorçeviç, ka thënë se shteti i saj do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës në maj. 

“Mali i Zi në Këshillin e Ministrave në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në këtë mënyrë padyshim do ia japim përkrahjen Kosovës sa i përket të gjitha çështjeve me interes në fushën e integrimeve evropiane”, tha Gorçeviç.

“Si përfaqësuese e partisë politike ka nxjerrë qëndrimin e partisë edhe në këtë rast duhet të përkujtoj që Qeveria është me karakter heterogjen dhe të përkujtoj që pavarësisht nga e drejta e secilit subjekt politik të shpreh qëndrimin e vet shumica parlamentare ka nënshkruar marrëveshje koalicioni dhe janë obliguar në disa të drejta në këtë marrëveshje nënkuptohet përkrahja e Kosovës për pavarësinë dhe sovranitetin e saj si shtet por edhe me çështje të tjera që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Malit të Zi”, tha ajo në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy