Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve në MCN nga fshati Tapizëka dhënë disa detaje lidhur me ngjarjne e ndidhur ditën e djeshme ku një 42 vjeçare pas lindjes e ka hedhur foshnjën e saj në lumin pranë banesës.
Ai shprehet se ka komunikimet që ka pasur me banorët e zonës mësihet se 42 vjeçarja është nënë e 5 fëmijëve dhe se fam,ilja e tyre njohën si një familje e qetë dhe aspak problematike. Pula shprehet se shkak për këtë veprim mendoiahget të ketë qenë gjendja ekonomike shumë e vështirë në të cilën jetonin ata.
Edhe mjeku i zonës konstaton se 42-vjeçarja nuk ëhstë paraqitur asnjëherë në qebdrën shëndetësore për ndonjë vizitë lidfhur me shtatzëninë apo dhe për ndodnjëproblem tjetër shëndetësor.
Jemi zhvendosur në Tapizë në fshatin ku ditën e djeshme një 42 vjeçare pasi ka lindur foshnjën e saj e ka braktisur duke e vendosur në disa qese plastike dhe më pas dyshohet se e ka hedhur në lumin pranë banesës së saj. Nga komunikimet me banorë të zonës dhe mjekun e fshatit të Tapizës nga informacionet mësohet se 42 vjeçarja ishte aktualisht e papunë ndërsa burri punonte në ndërtim. Ajo ishte nënë e 5 fëmijëve të tjerë.
Banorët thonë se ata njihen si një familje shumë e mirë, por jetonin në kushte shumë të vështira. Ata njiheshin si banorë të mirë dhe jo problematikë. Ndërsa nga komunikimi me mjekun e Tapizës ai shprehet se 42 vjeçarja nuk është paraqitur për vizita lidhur me shtatzëninë e saj apo probleme të tjera shëndetësore.
Dyshohet nga grupi hetimor se 42 vjeçarja e ka kryer lindjen e saj në banesë, e ka futur më pas foshnjën në qese dhe e ka hedhur në lumë. Në spital është paraqitur më pas pasi nuk është ndjerë mirë dhe kanë qenë oficerët e policisë ata që kanë dalë në përfundime se ajo e ka braktisur foshnjën. 42 vjeçarja ka pranuar se e ka hedhur foshnjën duke i treguar oficerëve dhe vendin ku e ka braktisur.
Më tej ai thekson se 42 vjeçarja aktualisht ndodhet në një prej materniteteve të Tiranës dhe është ngritur akuza e vrasjes.
Dyshohet se fëmija nuk ka lindur i vdekur. Oficerët dyshojnë se fëmija është hedhur i gjallë në lumë. Ajo ndodhet në spital ku po merr dhe ndihmën e saj mjekësore pasi të lindësh një fëmijë në kushte shtëpie nuk është e lehtë. Dera e shtëpisë ku ata banojnë ka qëndruar e mbyllur sot.
Këto janë detajet që na vijnë nga kjo ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur në Tapizë shumë afër kryeqytetit. Vetë bashkëshorti ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se bashkëshortja e tij ka qenë shtatzënë.
Pra themi se ka qenë një shtatzëni e mbajtur e fshehur nga zonja. Dyshohet paraprakisht nga grupi hetimor se kushtet e vështira ekonomike dhe diferenca e madhe që ky fëmijë ka pasur me 5 të tjerët të kenë shtyrë atë për këtë vendim.



