“Big Brother”, Aliaj: Psikologjia e turmave në Shqipëri, si sindroma e mizës së kalit. Kristit do i kërkoja të dilte

“Big Brother”, Aliaj: Psikologjia e turmave në Shqipëri, si sindroma e mizës së kalit. Kristit do i kërkoja të dilte

Artisti Robert Aliaj në një lidhje skype me emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në Mcn Tv ka komentuar lidhur me Reality Show Big Brother për të cilin tha se janë emisione speciale, në veçanti në Shqipëri, pasi sipas tij janë tipike që korrespondojnë me psikologjinë e turmës.

Sipas tij, këta njerëz duken sikur nuk kanë më shumë se kaq si mision në jetë sot, se kjo gjë, ndërsa i cilësoi sindromën e tyre me atë të mizës së kalit.

Turma në Shqipëri e ka dhe më të rëndësishme se bukën. Është brenda logjikës së mbijetesës së njerëzve të varfër, është ushqimi i turmës dhe ato janë shumë të rëndësishme në të gjitha shoqëritë sepse ndikojnë edhe në formimin e normave dhe sjelljeve të qëndrimeve shoqërore. Shpesh herë nxisin shumë trazira sociale, ka efekte shumë të këqija, por turmat e këtyre reality show janë shumë të çmendura. Kur jetojmë në vende që kanë një ekonomi të keqe që janë nën nivelet e mbijetesës kanë tendenca të shtyhen dhe të kenë përqasje dhune dhe rebelimi për mbijetesën e tyre, ndërkohë aty nuk do asnjëri as bukë, asgjë, janë si minj. Këta njerëz më duken kështu që s’kanë më shumë se kaq si mision në jetë sot se kjo gjë. Këtu këta njerëz çfarë kërkojnë mor vëlla,as bukë, as mirëqenie.

Ndërsa i pyetur se çfarë ju tha djali kur vendosi të hyjë në këtë format dhe cili është qëllimi i tij, Aliaj tha se Kristi nuk është njeri që ha presion, është solid, i sinqertë dhe jo konfliktual.

Kristi është një njeri jashtëzakonisht paqësor, se ngre kurrë zërin vetëm nëse do e shkelësh vërtet në kallo. Unë nuk e këshilloj dhe kur më tha se kam qejf i thash ok. Ai ka qëllimet e veta dhe besoj se është i qartë në kokën e vet. Ka cilësi që besoj se kemi njëlloj ngjashmërie në atë që bëjmë, nuk është shumë njeriu i televizionit. Unë do i thoja dil, jo për shkak se ka vështirësi, por sikletin që ke vënë re, është i vërtetë se ai nuk është në habitatin e vet dhe nuk gjen dot lidhje logjike me gjërat dhe do e ketë të vështirë sa të përshtatet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy