
Një zjarr ka përfshirë spitalin e Tetovës mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00.
Flakët kanë përfshirë repartin e të sëmurëve Covid, duke u marrë jetën disa prej tyre.
Mes viktimave mësohet se ka edhe punonjës të stafit mjekësor. Jozyrtarisht raportohet për të paktën 15 viktima.
Megjithatë, pritet që Ministria e Shëndetësisë të konfirmojë numrin pas verifikimit të plotë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Spitali vijon të jetë i rrethuar nga dhjetëra njerëz që presin të mësojnë më shumë për fatin e familjarëve të shtruar në të.



