Trump: Nga 1 gushti tarifa 35% tarifa për Kanadanë

Trump: Nga 1 gushti tarifa 35% tarifa për Kanadanë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vendosi tarifa prej 35% ndaj Kanadasë dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta merrte sot letrën e tarifave.

Presidenti deklaroi gjithashtu se synon të vendosë tarifa të përgjithshme prej 15% ose 20% për shumicën e partnerëve tregtarë.

“Do të themi vetëm se të gjitha vendet e mbetura, ato që nuk i kanë marrë letrat e tarifave, do të paguajnë, qoftë 15% apo 20%”, tha Trump në një intervistë për NBC.

Ai shtoi se do të bënte një deklaratë të rëndësishme mbi Rusinë të hënën.

Presidenti përsëriti zhgënjimin e tij me Moskën dhe shtoi se “do të shohim se çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme”.

Trump tha gjithashtu se pret që Senati të miratojë masën që vendos sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy