Manastirliu: Nga e hëna nis vaksinimi për moshat mbi 60 vjeç, regjistrohuni te mjeku i familjes

Manastirliu: Nga e hëna nis vaksinimi për moshat mbi 60 vjeç, regjistrohuni te mjeku i familjes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu këtë mëngjes të diele ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’.

Ajo deklaroi se nga e hëna do të nisë vaksinimi për moshat +60 vjeç me sëmundje kronike.

Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

Duke iu kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Që prej fillimit të vaksinimit antiCovid janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy