Kreu i shtetit Ilir Meta i bëri thirrje simpatizantëve dhe votuesve të opozitës që të mos mbajnë asnjë lekë të vjetër në xhep, pasi rrezikojnë që të ndalohen dhe të akuzohen për blerje të votës.
“Tani kam letër për drejtorin e Policisë së Vlorës, çdo sekondë me emra, me fakte. Simpatizantëve dhe votuesve të opozitës u bëj thirrje të mos mbajnë asnjë lekë të vjetër në xhep se do t’u ndalojnë dhe do thonë që donin të blinin vota. Ata të Shkodrës dhe Pukës që kapi polici u mbyll dosja, nuk ka dosje. Kjo është provë zjarri për cilindo nesër”, tha Meta në një konferencë për mediat.



