Eksperti i IT-së, Gent Progni është paraqitur në SPAK paraditen e sotme, për të dhënë deklarimin e tij lidhur me dosjen AKSHI.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Progni është paraqitur sot pas një fletëthirrje të prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.
Gent Progni është paraqitur për të dhënë deklarimin e tij, pasi më herët ka bërë kallëzime penale për dosjen AKSHI.
Kjo pasi edhe në rrjetet sociale thuajse çdo ditë bën denoncime të ndryshme për aferën AKSHI. Ai është thirrur në cilësinë e kallëzuesit dhe personit që ka dijeni.



