
Viktor Orban largohet përfundimisht nga Partia Popullore Europiane. Pasi la grupin e saj parlamentar në PE, Orban ka bërë shkëputjen edhe nga Partia Popullore Europiane. Vendimi u njoftua nga ministrja hungareze, Katalin Novak, i cili postoi në “Twitter” një letër drejtuar Antonio Lopez-Isturiz, sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Evropiane.
"Fidesz nuk ka ndërmend të mbetet anëtar i EPP", thuhet në letër. Vetë ministrja shton në postimin e saj: "'Ka ardhur koha të themi lamtumirë".
Po në Twitter pason komenti i presidentit të EPP, Donald Tusk: "Fidesz është larguar nga Kristian Demokratët (EPP). Në të vërtetë, është larguar shumë vite më parë".



