Gjykata nuk i njeh mandatin kandidates fituese për Bashkinë e Durrësit, Sako: Do ta çoj në Apel

Gjykata nuk i njeh mandatin kandidates fituese për Bashkinë e Durrësit, Sako: Do ta çoj në Apel

Gjykata e Durrësit nuk njeh mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako.

Sako u shpall fituese më 30 qershor, përballë kandidates së Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.

Sako kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori.

Në vendimin e saj, gjykata arguementon se Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë më 25 prill, në tejkalim të afatit për regjistrim si subjekt zgjedhor në KQZ.

Në këto kushte, duke e konsideruar të pavlefshëm regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit, gjykata shpall të pavlefshme edhe fletën e votimit për kandidatët për kryetar të Bashkisë Durrës dhe si pasojë edhe rezultatin e votimit.

Vendimi mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka.

Ndërkohë, në një prononcim për Tema TV menjëherë pasi vendimi u bë publik, Sako tha se do të apelojë në shkallën e dytë të gjyqësorit.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy