Kolosi i kërkimit në internet, kompania “Google” vazhdon të prurë të ardhura kolosale për themeluesit dhe aksionerët e saj Sergej Brin dhe Lari Page. Konkretisht ditën e premte të javës së kaluar, brenda një dite matësi në bursë shënoi një nivel rekord për kompaninë. Një aksion kapte vlerën e 1061 dollarëve, çka automatikisht rriti fitimet e kompanisë më 24% me një kërcim të paparë ekonomik.
Page u ngjit nga vendi i 9 në vendin e 6 në listën e multimilarderëve amerikanë, ndërkohë që Brin ka mbetur në vendin e 10, por i është afruar së tepërmi konkurrentëve të tij në vendin e 9 dhe 8.
Kompania gjigante që filloi si një projekt studentor në një garazh, prur më shumë se 100 miliard dollarë fitime në vit dhe ka të punësuar më shumë se 60.000 njerëzn në 50 vende të ndryshme të botës./ TP.al



