Raporti Evropian; Mjekët e urgjencës të pa trajnuar, nuk zbatohen protokollet e trajtimit të pacientëve

Raporti Evropian; Mjekët e urgjencës të pa trajnuar, nuk zbatohen protokollet e trajtimit të pacientëve

Shërbimet e urgjencës në Shqipëri vuan problem të shumta dhe nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e popullsisë. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në 42 spitale të vendit tonë nga Shoqata Europiane e Respiratorëve. 

 

Me shumicën e personelit të patrajnuar në mënyrë të rregullt, me mungesa në paisje dhe në protokollet e trajtimit të rasteve urgjencat në Shqipëri nuk janë në gjendje për të përmbushur nevojat e popullsisë. Ky është përfundimi i një studimi që Europian Respiratory Society ka kryer në 42 spitale publike në Shqipëri.

 

Në raport thuhet se në një kohë që rastet e urgjencave janë bërë një epidemi e konsiderueshme, në shumë vende me të ardhura të ulta e të mesme si në Shqipëri shërbimi për trajtimin  e tyre shpesh lihet pas dore. Studimi që është kryer në periudhën nga 5 shtatori deri më 29 dhjetor, 2014 ka vlerësuar tre drejtime kryesore: së pari trajnimet e specializuara dhe të ofruesve të kujdesit shëndetësor, së dyti investimet në paisje dhe së treti strategjitë e menaxhimit të pacientit.

 

Studimi ka zbuluar se në urgjencat e 42 spitaleve të anketuara vetëm (37 – 42 për qind e mjekëve kanë trajnime të specializuara për trauma. Ndërkohë për infermierët kjo shifër zbret në vetëm 26 për qind. Studimi ka nxjerrë gjithashtu se dallimet ndërmjet shërbimeve primare sekondare e terciare kanë disnivele të mëdha sa i takon trajtimit të urgjencave nga personeli.

 

Për paisjen me ilace dhe paisje të tjera 50 deri në 71 për qind të mjekëve të pyetur kanë folur për mungesa, ndërsa protokollet e trajtimit të pacientëve njihen e zbatohen 39 për qind në shërbimin parësor, 41 për qind në shërbimin sekondar dhe vetëm 28 për qind në shërbimin terciar.

 

TREGUESIT E SHËRBIMIT TË URGJENCËS NË SHQIPËRI

Kualifikimi i mjekëve                37,1-42,5 për qind

Kualifikimi i infermierëve                  7,1-26 për qind

Mungesa e ilaceve e paisjeve     50 - 71.4 për qind

Zbatimi i protokolleve parësor   39.1 për qind

Zbatimi i protokolleve sekondar 41.7 për qind

Zbatimi i protokolleve terciar     28.6 për qind

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy