Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” thotë se zgjedhja e Metës në krye të shtetit nuk është surprizë. Zgjidhja “Zgjedhja e Ilir Metës si President i vendit ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar”. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme?
“Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç'tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme”, shprehet Kokëdhima. Ai është një nga nismëtarët e pajtimit të Ramës me Metën në prill 2013dhe është mirinformuar për bisedimet e asaj kohe.



