Irlanda rrëzon ndalimin e abortit (VIDEO)

Irlanda rrëzon ndalimin e abortit (VIDEO)

Irlanda ka votuar me shumicë dërrmuese për të shfuqizuar ndalimin e saj mbi abortin në një referendum të cilin Kryeministri irlandez, Leo Varadkar e përshkroi si një "revolucion të qetë". Rezultati ishte 66.4%  'po', ndërsa kundër votuan 33.6%. Votuesit u pyetën nëse dëshironin të heqin amendamentin e tetë kushtetues, i cili u jep një fëmije të palindur të drejta të barabarta për jetën me nënën shtatzënë. Aktualisht, aborti lejohet vetëm kur jeta e një gruaje është në rrezik, por jo në rastet e përdhunimit, incestit ose abnormalitetit fatal të fetusit. Vetëm një zonë elektorale - Donegal - votoi kundër shfuqizimit të ligjit, rreth 51.9% votuan kundër ndryshimit. Kryeministri Varadkar, i cili bëri fushatë për të shfuqizuar ligjet, e kishte quajtur votën një shans për këtë gjeneratë.

"Ajo që ne shohim është kulmi i një revolucioni të qetë që po ndodh në Irlandë gjatë dy dekadave të fundit," tha Varadkar për gazetarët në Dublin. Ai është kryeministri i parë i Irlandës që e pranon hapur se është homoseksual.

Rezultati përfundimtar u njoftua në kështjellën e Dublinit ku shumë aktiviste për ndryshimin e ligjit të abortit u hodhën dhe përqafuan njëra-tjetrën.

Më shumë se dy milionë njerëz dolën në votime të premten, ndërsa pjesëmarrja e votuesve arriti në 64%, që është një nga më të lartat për një referendum në Irlandë.  Gjithashtu u bënë homazhe për Savita Halappanavar, një dentiste 31-vjeçare indiane, e cila vdiq në vitin 2012 pas një aborti ilegal. Prindërit e saj u cituan nga gazeta irlandeze “Times” duke falenderuar "vëllezërit dhe motrat" e tyre në Irlandë dhe duke kërkuar që ligji i ri të quhet "ligji i Savitës".

Rezultati lejon qeverinë të hartojë ligjin e ri deri në fund të vitit. Aktivistët kundër abortit pranuan humbjen herët të shtunën pasi kundërshtarët e tyre shprehën habinë me shkallën e fitores së tyre. Ndërkaq, deputetët që kanë bërë fushatë për një votim "Jo" thanë se nuk do ta bllokonin ligjin e qeverisë kur të shkojë në parlament. Amnesty International mirëpriti rezultatin e referendumit si "një fitore për barazi, për dinjitet, për respekt dhe dhembshuri". Por shtoi se edhe ligji i abortit në Irlandën e Veriut tani duhet të rishikohet. E drejta për abort është gjithashtu shumë e kufizuar përtej kufirit, në Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy