Xhaferraj: Pa Berishën nuk zgjidhet problemi opozitar. Lidershipi i ri, përtej tij dhe Bashës

Xhaferraj: Pa Berishën nuk zgjidhet problemi opozitar. Lidershipi i ri, përtej tij dhe Bashës

Për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj, e djathta shqiptare nuk mund ta marrë veten nëse nuk shkon përtej një lidershipi që shkon përtej Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me një alternativë të konsultuar me ndërkombëtarët.

Duke folur në emisionin "Arnautistan" në MCN TV, ai nënvizoi nevojën e një pune shumë të madhe për të bërë.

Është e patolerueshme dhe papranueshme, është alarmante që Kryeminstri i një vendi investohet për të rrënuar opozitën kundërshtare politike dhe për të minuar demokracinë.

Berisha bën një opozitë shumë zhurmuese, i intereson atij por dhe e bën por bezdis elektoratin gri.

Nga ana tjetër grupimi Alibeaj nuk po arrin të bëjë zhurmë fare, nuk po dëgjohet dhe kjo është shqetësuese. 6 marsi ishte evidencë që nuk lë më vend për të përdorur logjikën.

Zgjedhjet lokale ku zoti Berisha e mundi bindshëm zotin Basha. Lidershipi i ri i opozitës duhet të jetë përtej këtyre të dyve.

Pa Berishën nuk zgjidhet problemi opozitar, por edhe me Berishën nuk zgjidhet problemi opozitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy