Historia e dhimbshme e mësuesit hero, shpëtoi nxënësit, por nuk nxori dot nga flakët fëmijët e vet

Historia e dhimbshme e mësuesit hero, shpëtoi nxënësit, por nuk nxori dot nga flakët fëmijët e vet

Një autobus me nxënës hungarezë mori flakë dje në afërsi të Veronës. 16 persona mbetën të vdekur, ndërsa 6 të tjerë janë në spital. Autobusi me nxënës të shkollës së mesme të Budapestit “Szinyei Merse Pal” kthehej nga Franca, ku kishin qëndruar për ekskursion.

Mediat italiane shkruajnë se mes viktimave janë edhe të dy fëmijët e profesorit të fizkulturës, Gyorgy Vigh, i cili është përshkruar si heroi i tragjedisë. Vigh u ka shpëtuar jetën disa nxënësve, duke i nxjerrë jashtë kur mjeti mori flakë, por nuk ka mundur të shpëtojë dy fëmijët e tij, Laura e Balazs.

“Nuk ia doli të shpëtonte vajzën dhe djalin e vet”, ka thënë konsullja hungareze në Milano, Judith Timaffy.

Ai ka parë me sytë e tij vdekjen e së bijës pa mundur të bëjë asgjë, ndërsa për djalin dihet se është mes viktimave.

Ndërsa të plagosurit po trajtohen në spitalet italiane, policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.

Karabinierët kanë mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve dhe personave që kanë kaluar në autostradë në momentin që autobusi shpërtheu në flakë.

Ndërkohë, hetime po zhvillohen edhe në Hungari. Ato janë përqendruar kryesisht në gjendjen teknike të mjetit që transportonte nxënësit. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy