Marrëveshja me Greqinë, provokimi i Kamenos: Çamët, kriminelë lufte. Bashkëpunuan me nazistët (VIDEO)

Marrëveshja me Greqinë, provokimi i Kamenos: Çamët, kriminelë lufte. Bashkëpunuan me nazistët (VIDEO)

Ndërsa palët flasin për negociata premtuese që do të çojnë drejt një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë, ministri i Mbrojtjes i kësaj të fundit, Panos Kamenos, ka një qëndrim krejt tjetër. Në një prononcim të publikuar në mediat greke, ai i cilëson çamët “kriminelë lufte”, ndërsa shton se më në fund “Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë”.

"Epiri i Veriut është zona ku grekët ekzistonin dhe do të ekzistojnë. Pakica do të mbrohet. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Ata janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët, dhe ne nuk flasim me kriminelët e luftës”, shprehet ai.

Kamenos nuk shfaq dakordësi as me marrëveshjen e arritur dy javë më parë me Maqedoninë për çështjen e emrit. Ai thotë se kjo marrvëeshje nuk mund të hyjë në fuqi pa miratimin e popullit grek, që lë të hapur mundësinë e një referendumi.   

Sipas Kamenos, ratifikimi i marrëveshjes nuk është i vlefshëm as në Shkup përsa kohë nuk mban ende firmën e presidentit Ivanov.

Ratifikimi i marrëveshjes dhe hyrja e saj në fuqi i hap rrugën Maqedonisë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Por Kamenos duket i vendosur për ta penguar këtë gjë.

“Nuk ka të ardhme për Shkupin në NATO pa u kaluar kjo marrëveshje dhe unë do të siguroj që ajo të mos ratifikohet”, shprehet ai.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy