Dita e 6-të e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të “Bankers”/ Gjini: Pritet të shtohet numri i tyre (VIDEO)

Dita e 6-të e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të “Bankers”/ Gjini: Pritet të shtohet numri i tyre (VIDEO)

Ka hyrë në ditën e 6-të greva e urisë së anëtarëve të Këshillit Drejtues Sindikal, punonjës të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” në ambientet e sindikatës së tyre në Marinzë.

 

Gjendja shëndetësore e grevistëve përkeqësohet nga dita në ditë, ndërsa naftëtarët shprehen të vendosur për të vazhduar deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. 

 

Gazetarja Evi Gjini në një lidhje telefonike me studion e MCN Tv tha se pritet të shtohet numri i grevistëve pasi po përgatiten çadra ku ata do të vendosen.

 

Gjendja shëndetësore e grevistëve po përkeqësohet.  Mbrëmjen e djeshme ka shkuar një ambulancë në ambientet ku po zhvillohet greva e urisë. 3 prej grevistëve kanë shfaqur probleme shëndetësore. Ata janë të vendosur për ta vijuar më tej këtë grevë. Janë10 sindikalistë që po qëndrojnë në 2 dhoma të ndara në Marinzë të Fierit. Mendohet që numri i grevistëve do të shkojë në 40 se po përgatiten çadra në oborrin e godinës ku po zhvillohet greva.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga kompania, apo nga institucionet përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy