Kryeparlamentari Ilir Meta i shmanget pyetjes per qeveri teknike dhe ka komentuar vetëm protestën e opozitës.
Sipas kryeparlamentarit protestat paqesore e cila po zhvillohet nga opozita është për tu vlerësuar.
Gjatë konferencës për shtypë në kryesinë Kuvendit me homologun nga Kosova Kadri Veseli, Meta deklaroi se çdo kërkesë e opozitës për zgjedhjet e ardhshme do të diskutohet.
"Nuk dëshiroj të devijoj formatin e kësaj konference për çështjet e brendshme. Por mund të them që çdo protestë paqësore, demokratike, qytetare është për tu respektuar dhe cdç kërkese që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë është një kërkesë që meriton vlerësim dhe dialog, larg ultimatumeve", tha kreu i Kuvendit.
Ilir Meta theksoi se nuk dëshiron të flasë për çështjet e brendëshme duke bërë dhe një batutë se nuk mundë të flasë shumë pasi mund të lodhet edhe kreu i Kuvendit të Kosovës me problemt tona.



