Gjërat që ju bëjnë të dukeni më të moshuar, sipas shkencës

Gjërat që ju bëjnë të dukeni më të moshuar, sipas shkencës

Shumë të rritur mund të shpërdorojnë një pamje rinore me aktivitete të përditshme që çojnë në plakje të parakohshme.

"Ju nuk mund të ndryshoni atë me të cilën jeni trajtuar gjenetikisht, por mund të merrni nën kontroll faktorë të tjerë që do të ndihmojnë të qëndroni më të ri", thotë Dr. Eugene Elliott e MemorialCare, shkruan Eatthis.

Por cilat janë gjërat që ju bëjnë të dukeni më të moshuar dhe që me kalimin e kohës fillojnë të rezultojnë në shenja të dukshme dhe të përhershme të moshës.

-Pirja e alkoolit

Alkooli ka një numër efektesh të menjëhershme në trup. Dehidraton lëkurën dhe shkakton inflamacion, i cili mund të shkaktojë skuqje të fytyrës, ënjtje dhe kapilarë, të gjitha këto ju bëjnë të dukeni më të vjetër se sa jeni. Në një studim shumëkombësh të vitit 2019 me më shumë se 3200 gra vuri re se ato që pinë më shumë se tetë pije në javë kishin më shumë “rrudha në fytyrë apo nën sy.

-Mos pirja e mjaftueshme e ujit

Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të çojë në dehidrim, i cili mund të shfaqet në fytyrën tuaj në formë të thatësisë, vijave të holla dhe rrathëve të errët. Sipas Akademive Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë të SHBA-së, një marrje adekuate ditore e lëngjeve është rreth 15.5 gota në ditë për burrat dhe rreth 11.5 gota për gratë. Rreth 20% e marrjes ditore të lëngjeve vijnë nga ushqimi, ndërsa pjesa tjetër furnizohet nga pije.

-Pirja e duhanit

Tymi i duhanit përmban qindra toksina, ndërsa pirja e duhanit ngushton enët e gjakut dhe ul qarkullimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në lëkurë. Duket si një recetë për plakjen e parakohshme dhe shkenca e mbështet atë.

-Mëspërdorimi i kremit të ​​diellit

Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë mund të rezultojë në lëkurë të thatë dhe djegie nga dielli, jo pamja më e freskët dhe më rinore. Me kalimin e kohës, ekspozimi i dritës UV mund të dëmtojë lëkurën dhe të shkaktojë ndryshime afatgjata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy