Përcaktohen emrat e drejtuesve të Komisioneve Parlamentare të PS dhe PD

Përcaktohen emrat e drejtuesve të Komisioneve Parlamentare të PS dhe PD

Pas përfundimit të seancës së parë të Parlamentit të ri shqiptar, përkatësisht nisjes së legjislaturës së dhjetë, janë zbardhur edhe emrat e drejtuesve të rinj të cilët do të udhëheqin me Komisionet parlamentare në qeverisjen e re.

Kësisoj mësohet se Komisioni i Ligjeve do të drejtohet nga Klotilda Bushka. Në krye të Komisionit të Ekonomisë është vendosur Eduard Shalsi, ndërsa Komisionin e Sigurisë do ta drejtojë Nasip Naço.

 Arben Pëllumbit nga ana tjetër i është besuar drejtimi i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, kurse Mimi Kodheli do të qëndrojë në krye të Komisionit për Politikën e Jashtme.

Ermonela Felaj do të jetë nënkryetare e Kuvendit.

Ndërkaq, opozita merr Komisionin e Integrimit Europian, atë të Medias dhe Shëndetësisë, përkatësisht Jorida Tabaku- Komisionin për Integrimin Europian, Albana Vokshi-Komisionin për Shëndetësinë dhe Agron Gjekmarkaj për Edukimin dhe Median.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy