
Me një mesazh të qartë kundër emigrantëve, partia e kryeministrit Viktor Oban në Hungari synon të fitojë zgjedhjet parlamentare që mbahen sot. Fushata është karakterizuar nga retorika kundër emigrantëve dhe kundër multimiliarderit amerikano-hungarez, Xhorxh Soros. Partia e Orban, Fidezs, kërkon një mandat të tretë qeverisës, i cili sipas sondazheve është i mundshëm.
Mesazhi i Orban drejtuar hungarezëve me të drejtë vote është i qartë: do të vijnë miliona emigrantë myslimanë nëse fiton opozita.
Sondazhet tregojnë se partinë e Orbanit ka mbështetjen e 40% të hungarezëve. Shumë prej tyre i besojnë Orbanit, i cili thotë se filantropi Xhorxh Soros përmes “agjentëve” të tij apo OJQ-ve që mbrojnë të drejtat e njeriut, po përgatit pushtimin nga emigrantët, siç ndodhi në vitin 2015.
Rivalët e Orbanit, janë Gergely Karacsony, kandidat për kryeministër i të blertëve-socialistë dhe Gabor Vona, i partisë naciolaniste Jobbik.
Rreth 8.3 milionë hungarezë kanë të drejtë vote. Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00, ndërsa rezultatet paraprake priten para mesnatës.



