
Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit ka vijuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Pesë shoferë janë arrestuar dhe u pezulluan 28 patenta, ndërsa u vendosën me dhjetra gjoba.
Efektivët e Policisë Rrugore të Tiranës , në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave " Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës" , kanë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës Kontrollet u zhvilluan edhe në akset rrugore të brendshme të qytetit. Kontrollet dhe gjobat kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët, drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur, qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, nuk përdorin rripin e sigurimit, përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit apo qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.



