Radhë mbi 10 kilometra në Kakavijë/ Korrespondentja e MCN TV: Pala greke do të hapë edhe sportelin e tretë (VIDEO)

Radhë mbi 10 kilometra në Kakavijë/ Korrespondentja e MCN TV: Pala greke do të hapë edhe sportelin e tretë (VIDEO)

Fundjava ka sjellë fluks të lartë në pikat doganore në Kakavijë dhe Morinë. Radhët e mjeteve në Kakavijë arrijnë mbi 10 kilometra, ndërsa shkak dyshohet se është puna me staf të reduktuar nga pala greke.

Korrespondentja nga Gjirokastra, Jorida Qirko, thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se emigrantët apo edhe turistët po qëndrojnë të bllokuar për shkak të fluksit të lartë, por që së shpejti pala greke e cila po funksion me dy sportele, së shpejti do të shtojë edhe një të tretë.

“ Pala shqiptare punon me tre sportele, ndërsa ajo greke funksionon vetëm me dy sportele. Bëhet fjalë për rreth 10 kilometra radhë nga pala greke, kurse nga pala shqiptare, radha ka shkuar në 3 kilometra. Së shpejti mësohet se pala greke, do të hap edhe sportelin e tretë për kalimin e shpejt të emigrantëve, meqë gjatë ditëve në vijim, pritet të ketë sërish rritje të fluksit të makinave dhe njerëzve në pritje”.

Sipas korrespondentes së MCN TV, deri më tani në këtë pikë kufitare, mësohet se kanë hyrë dhe dal rreth shtatë mijë shtetas, ndërkaq pesë mijë shtetas kanë hyrë në Shqipëri, shumë prej të cilëve që nga ora 9 e mëngjesit të sotëm janë në pritje në radhë të gjata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy