Për shkak se punon për Trump, Sarah Sanders nxirret jashtë nga restoranti

Për shkak se punon për Trump, Sarah Sanders nxirret jashtë nga restoranti

Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders u nxorr jashtë nga restoranti të premten në mbrëmje, vetëm sepse punon për presidentin Donald Trump.

Një bashkëpronar i 'Red Hen' në Lexington, Virginia, i kërkoi Sanders dhe familjes së saj të largoheshin nga restoranti, si një formë proteste kundër administratës Trump.

Sanders shkroi në twitter :"Veprimet e tyre thanë shumë më tepër për të sesa për mua".

Stephanie Wilkinson pronare e restorantit tha se ajo beson që Sanders punon për një administratë 'jo njerëzore dhe jo etike."

Ajo tha për Washington Post se i kërkoi zëdhënëses së Trump të largohej nga restoranti, pasi foli me stafin.

"Më thoni çfarë doni të bëj. Mund t'i kërkoj asaj të largohet", shpjegon Wilkinson, "dhe ata më thanë 'po'".

Incidenti vjen ndodhi disa ditë pasi Sekretares Kirstjen Nielsen i fërshëllyen në një restorant meksikan në Washington DC.

Të dy rastet erdhën gjatë presionit gjithnjë në rritje ndaj qeverisë amerikane për politikat e saj të ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.

Një vendim nga administrata për të ndjekur penalisht çdo emigrant pa dokumenta që kalon kufirin, çoi në rreth 2,300 fëmijë që u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor dhe nxitën një valë globale të zemërimit.

Presidenti Trump ka ndaluar tashmë ndarjet e familjeve, por duket se është i vendosur të zbatojë ligjin për 'tolerancë zero' në lidhje me emigracionin.

Por kritikët e vendimit të restorantit Red Hen thanë se ishte diskriminuese.

Megjithatë, të tjerë e krahasuan vendimin e restorantit me atë të kohëve të fundit ku Gjykata e Lartë dha vendimin në favor të një bukëpjekësi, i cili refuzoi të bënte një tortë martese për një çift homoseksualësh, në një rast të parë nga shumë konservatorë si një provë për lirinë fetare.

Ndërsa babai i zonjës Sanders, ish-guvernatori i Arkansasit Mike Huckabee, vendimin e restorantit e ka përshkruar si "fanatizëm".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy