
Gazetari Andon Kello dha në edicionin e lajmeve në MCN TV detaje mbi propozimin e PS-së të depozituar në Kuvend në lidhje me votën e diasporës. Kello bën me dije se PS ka propozuar që votimi të bëhet me postë, dhe emigrantët do të duhet të deklarojnë vendbanimin.

"PS ka depozituar në Kuvend një propozim për votimin me postë nga diasporën. Do votojnë në të njëjtin orar si shqiptarët brenda territorin, vetëm se duhet të deklarojnë vendbanimin, në mënyrë që KQZ të çojë materialet zgjedhore. Fletet e votimit do dërgohen në KQZ me shërbim postar, me shpenzimet e vet zgjedhësve. Si zonë zgjedhore ku do numërohen votat e emigrantëve, do jenë vendbanimi i fundit i deklaruar në Shqipëri”.
Nga ana tjetër, Kello tha se PS ka propozuar uljen e herësit, ku ai të mos jetë më i lartë se 7 mijë vota në çdo zonë zgjedhore.
"Mazhoranca socialiste e ka ulur herësin. Në bazë të propozimit, është që për çdo zonë zgjedhore herësi të mos jetë më shumë se 7 mijë vota. Tashmë s’do të ketë herës më të lartë se 7 mijë vota, dhe kjo vlen edhe për koalicionet dhe partitë e vogla”.



