Dëmtimi i ligamenteve dhe tendinave tani riparohet me inde të printuara në 3D

Dëmtimi i ligamenteve dhe tendinave tani riparohet me inde të printuara në 3D

Një ekip inxhinierësh të biomjekësisë në Universitetin e Utah, në SHBA, kanë zhvilluar një metodë që bën të mundur printimin në 3D të qelizave. Kjo do të mundësojë prodhimin e indeve njerëzore si ato të ligamenteve dhe tendinave, një zbulim që pritet të përmirësojë dukshëm jetën e pacientëve që kanë probleme të tilla.

Sipas studimit të publikuar në “Journal of Tissues Engineering”, falë kësaj metode, personave me dëmtime të ligamenteve, tendinave apo disqeve të shtyllës kurrizore mund t’u implantohen këto inde të printuara në zonën e dëmtuar.

Kjo lloj teknike është studiuar për 2 vite me radhë dhe ka të bëjë me përdorimin e qelizave staminale nga yndyra e trupit të pacientit dhe printimin e tyre në një shtresë hidroxheli për të formuar një ligament apo tendinë, e cila do të implantohet pasi është rritur përmes metodës in vitro. Ky është një proces tejet i komplikuar për shkak të natyrës komplekse që ka ndërtimi i indit lidhës.   

Aktualisht, zëvendësimi i indit të dëmtuar te pacientët bëhet duke e marrë atë në një pjesë tjetër të trupit apo në trupin e një dhuruesi, por shpesh implantimi dështon. Disqet kurrizore janë struktura të komplikuara me ndërfaqe kockore, që duhet të rikrijohen për t'u transplantuar me sukses. Teknika e printimit në 3D u jep zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy