U zhvillua sot seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu të akuzuar për "shpërdorim detyre" për çështjen Gërdeci.
Trupi gjykues pranoi kërkesën e SPAK për të marrë dy javë kohë, deri më 9 maj, për të lexuar pretencën.
Familjarët e viktimave kërkuan të jenë palë në proces, por kjo kërkesë e tyre është rrëzuar.
Ndërkohë avokatët kërkuan pushimin e çështjes, me argumentin se kanë kaluar 12 vite nga fakti penal dhe çështja është parashkruar.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta tha:
Zamira Durda dhe avokati i saj kanë kërkuar të jenë pjesëmarrës aktiv në proces, por SPAK dhe gjykata kanë vendosur t’i përjashtojnë. Ata kanë pasur një reagim në përfundim të seancës se kanë prova dhe duan t’i hynë me themel çështjes.
Avokatët e Mediut, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, duke kërkuar pushimin e çështjes kanë argumentuar se jo vetëm është hetuar kjo çështje, por Mediu s’është shmangur asnjëherë çështjes, por u ka hapur dritën jeshile hetimeve”.
Avokati Dorian Matlija e konsideroi si të pakuptueshëm vendimin e GJKKO që familjarët e viktimave të mos jenë pjesë e procesit.
Ai pretendoi se ndoshta GJKKO do t'i bjerë shkurt ndërkohë që pritet të "përmendeshin disa detaje" lidhur me procesin.
GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre.



