Minimumi jetik, Nunaj: Duhet vullnet politik, sepse ka kosto financiare

Minimumi jetik, Nunaj: Duhet vullnet politik, sepse ka kosto financiare

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se për vendosjen e minimumit jetik duhet së pari vullnet politik, për shkak të kostos së shtuar që do të ketë në buxhet. Në studion e MCN Economy, Nunaj tha se Shqipëria është e vonuar në këtë aspekt, pasi me minimumin jetik është luajtur përgjatë 30 viteve tranzicion. Nëse i referohemi historikut 30-vjeçar të tranzicionit ka pasur nisma të shumta nga institucione vendase dhe ndërkombëtare. Ne kemi në 2022 rreth 91 mijë pensionistë në zonat rurale. Pensioni është mesatarisht 10 mijë lekë. Nëse vendosim minimum jetik, ky pension duhet të shtohet për të kapur minimumin jetik. Pra shteti ka detyrimin ta subvencionojë këtë vlerë. Nëse vendoset minimumi jetik, të gjitha duhet të ndryshohen. Nuk ka asnjë moment kur të themi që një qeveri është e aftë të miratojë minimumin jetik. Kjo për shkak të kostove që ka. Për 30 vjet tranzicion, ne jemi gjithmonë deficitarë. Janë bërë lojëra politike mes pozitës dhe opozitës. Kur je në opozitë e kërkon minimumin jetik dhe kur je në qeveri e zvarrit. Edhe nëse ne do të bëjmë një rimenaxhim të të ardhurave publike, duhet vullnet politik. Jemi të vonuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy