
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha për BBC Radio 4 se ai mezi i shpëtoi vdekjes në një sulm ajror izraelit në aeroportin ndërkombëtar në Sanaa të Jemenit në fillim të kësaj jave.
Sipas shefit të OBSH-së, ai dhe kolegët e tij ishin në pritje të hipjes në avion kur një raketë izraelite goditi aeroportin.
“Salla i nisjes pranë nesh u godit”, shpjegoi Ghebreyesus. Në momentin e sulmit, ishte shpërthim shumë i fortë, njerëzit ishin në kaos dhe vraponin kudo pa strehë, kështu që ata u ekspozuan plotësisht, tregoi ai.

Është çështje fati, përndryshe, nëse raketa do të devijonte pak, ajo mund të ishte mbi kokën tonë. Kolegu im në tha pas gjithë kësaj, ne i shpëtuam vdekjes për pak.
Më herët, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se ai ishte i sigurt pas sulmit, ndërsa kolegu i tij, një anëtar i ekuipazhit nga aviacioni i OKB-së, u plagos.
Ai u evakuua në Aman dhe tani është në gjendje të qëndrueshme.
Ghebreyesus dhe delegacioni i tij ishin në kryeqytetin e Jemenit për të negociuar lirimin e punonjësve të OKB-së dhe për të vlerësuar situatën humanitare në vend.



